Ilustrim

Deçan, arrestohen pasi kërcënuan tre persona për borxh

Dy persona janë arrestuar dje pasi që kanë kërcënuar tre burra, si pasojë e një borxhi.

Policia njofton se rasti ka ndodhur në Deçan në orën 09:30.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.