Ilustrimi: KALLXO.com

Dalin pensionet me rritje 20 për qind

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka njoftuar se pagesat për pensionistët sot kanë dalë me rritje.

Ai thotë se sot i kanë procesuar pensionet me rritje prej 20 për qind.

“Sot i procesuam për pagesë pensionet me rritje prej 20%, për kategoritë e pensionit bazë, pensionit familjar, pensionit invalidor të punës dhe pensionet e parakohshme të Trepçës, si dhe pensionet kontributive me rritje prej 15%, duke përfshirë edhe pagesën retroaktive të muajit janar”, njofton Reçica në Facebook.

Si ministër i MPMS, ai thotë se mbetet i përkushtuar që edhe në vijim, brenda mundësive buxhetore të vazhdojmë me rritjen e pensioneve edhe për kategoritë tjera të përfituesve të skemave sociale dhe pensionale.