Logo, MPMS

Ministria shtyn afatin e lajmërimit për pensionistët

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka njoftuar të gjithë pensionistët, duke përfshirë edhe përfituesit e skemave të kategorive të luftës, se është shtyrë afati për lajmërim, deri më 31 dhjetor 2020.

Sipas njoftimit, shtyerja e afatit vlen për të gjithë pensionistët të cilët kanë qenë të obliguar të lajmërohen nga muaji mars 2020, por që nuk janë lajmëruar për shkak të pandemisë COVID-19.

Në njoftim bëhet e ditur se deri në fund të dhjetorit 2020 nuk do të suspendohen nga pagesa.

“Me qëllim të mbrojtjes nga COVID-19, të gjithë pensionistët që paraqiten në këto zyre, janë të obliguar që t’i përmbahen rekomandimeve që dalin nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe nga Ministria e Shëndetësisë, që janë, pos tjerash bartja e maskave dhe ruajtja e distancës”, thuhet në fund të njoftimit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.