Logo, MPMS
Qeveria Hoti rikthen në punë një sekretar të shkarkuar nga Qeveria Kurti
22.7.2020 - 12:05
Me një votë abstenim, kabineti qeveritar ka marrë vendim për ricaktimin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Ky post i është besuar Arben Çitakut i cili ishte shkarkuar nga qeveria Kurti në shkurt të këtij viti.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica kërkoi paraprakisht që të përkrahet propozimi.
“Më lejoni që të propozoj që zoti Arben Çitaku në ricaktimin e pozitës së sekretarit të përgjithshëm. Kjo pozitë aktualishtë është vakante andaj edhe kërkoj që ta përkrahni këtë propozim”, tha ministri.