Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari - Foto: KALLXO.com

Çfarë Kërkon Kryeprokurori nga Prokurorët e Tij

Jashari ka treguar për emisionin “Drejtësia në Kosovë” se cilat janë planet e tij për katër vitet e ardhshme.

Ai premton se me angazhimin e prokurorëve të rinj do arrijnë që t`i zgjidhin më shpejt lëndët.

I pyetur se çfarë do të bëjë ai që prokurorët të mos drekojnë me personat e akuzuar si rasti që kishte raportuar “Drejtësia në Kosovë”, kryeprokurori Jashari thotë se nuk do ketë kompromis me ata që bien ndesh me rregullat dhe normat etike të punës së prokurorëve.

Ai ka treguar se që në mbledhjen e parë si kryeprokuror ua ka bërë me dije stafit të tij se duhet të kenë kujdes se më kë takohen.

“Qysh në mbledhjen e parë me stafin unë e kam potencuar edhe këtë fakt, që të gjithë prokurorët të jenë të kujdesshëm se me kë po dalim, më kë po rrinë, më kë po bisedojmë. Sa i përket rastit që e potenconi ju unë atë rast nuk dua as me arsyetuar, mirëpo, ajo ka ndodhur dhe prokurori i cili është rastis aty ka dhënë dorëheqje vetëm, për këtë shkak dhe është larguar nga sistemi prokurorial”, ka thënë Shukri Jashari, transmeton “Drejtësia në Kosovë”.

Deklaratën e plotë të kryeprokurorit të Ferizajt mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.