Foto: ZPRK

Sistemit të drejtësisë i shtohen 15 gjyqtarë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës sot ka dekretuar 15 gjyqtarë me mandat fillestar.

Gjyqtarët e rinj u betuan para presidentes Osmani se do ta kryejnë punën me besnikëri, paanshmëri dhe në mënyrë profesionale e të pavarur.

“Në ceremoninë e betimit para Presidentes së Republikës, gjyqtarët e rinj janë betuar se: “do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do të respektojnë rregullat e etikës profesionale, si dhe do të kryejnë me besnikëri në mënyrë të pavarur, profesionale dhe të paanshme detyrat e tyre” – thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentes.

Në këtë njoftim, Osmani u shpreh se integriteti dhe profesionalizmi i gjyqtarëve janë elemente thelbësore për një sistem të drejtësisë.