Blerim Kuqi

Blerim Kuqi: Seancë e anglishtfolësve

Seancën e sotme të Kuvendit ku po diskutohet për Raportin e progresit, Blerim Kuqi e cilësoi seancë të anglishtfolësve.

Raporti i sivjetmë i progresit i lëshuar për Kosovën nga Komisioni Europian ende nuk është përkthyer nga anglishtja për deputetët e Kosovës.

Kuqi gjatë debatit shtroi pyetjen pse kjo ngutje, pse po diskutohet para se raporti të përkthehet në shqip.

“A po do me na ra Rusia, a turki po do me na hy në Kosovë, a po e sulmojnë Kosovën UFO-t”, shtroi pyetje Kuqi.

Pastaj Kuqi deklaroi se nuk do të rrijë më në seancë.

Para se të fliste Kuqi kështu, deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu sqaroi se pse po zhvillohet sot ky debat.