Blen Online nga Kartelat Bankare të Keqpërdorura

Në Fushë-Kosovë është arrestuar një grua që dyshohet se keqpërdori pa autorizim dhe kundërligjshëm të dhënat nga kartelat bankare duke blerë gjëra online në vlera të ndryshme.

Lajmi bëhet i ditur në raportin 24 orësh të policisë.

Policia njofton për konfiskime të gjësendeve që do të përdoren si prova të keqpërdorimit.

“Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar një llap-top dhe gjësende tjera të cilat dyshohet se janë blerë duke keqpërdorur kartelat bankare”, thuhet në raportin policor.

Pas intervistimit, sipas policisë, me urdhër të prokurorit e dyshuara është liruar.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të ngjashme.

http://kallxo.com/arrestohet-nje-person-per-nderhyrje-ne-sisteme-kompjuterike/

http://kallxo.com/gjykata-liron-te-dyshuarit-per-keqperdorim-te-kartelave-bankare/