Ilustrim, Foto: REL/Shutterstuck

Bie tregtia me pakicë e pajisjeve të Teknologjisë së Informimit, rritet për mallra tjerë

Në tremujorin e tretë  të sivjetmë ka pasur rritje në tregtimin e mallra me pakicë në dyqane të specializuara, deri 14 për qind në anën tjetër kanë pasuar rënie tregtimi me pakicë i pajisjeve të Teknologjisë së Informimit dhe Komunikimit (TIK).

Tregtia me pakicë shënon rritje në tre muajt korrik-shtator në raport me tre muaj më parë

“Në bazë të  dhënave të publikuara vërejmë së në TM3 2018, krahasuar me TM2 2018, kishte rritje te: Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara për 14.1%; Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit në dyqane të specializuara për 9.0%; Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje për 7.1%; Tregtia me pakicë e prodhimeve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara për 2.1%; dhe te Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara për 0.7%”, thuhet në komunikatë.

Derisa ka pasur rënie, gjatë këtij tremujori, te: tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit në dyqane të specializuara 14.7 për qind, tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara 2.7 për qind, dhe tregtia me pakicë e karburantit për automjete në dyqane të specializuara 1.5 për qind.

Këto të dhëna burojnë nga publikimi i raportit “Statistikat Ata shkurtra të Tregtisë me Pakicë” të Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) për tremujorin e tretë 2018-të.