Avni Arifi | Foto: RTV 21

Beogradi Demanton Arifin se Dialogu Rifillon në Shkurt

Ekipi negociator i Beogradit demantoi Avni Arifin që po udhëheq delegacioin kosovar në bisedimet teknike të Brukselit në lidhje me vazhdimin e dialogut.

Ky ekip deklaroi për mediat serbe se nuk janë të vërteta pretendimet e Arifit se dialogu do të vazhdojë në shkurt.

Arifi i deklaroi sot rtv21.tv se dialogu i ndërprerë do të rifillojë së shpejti.

Dialogu u pezullua nga Serbia pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit.