Pallati i Drejtësisë - Foto: KALLXO.com

Bastiset Punëtori i Shkrimores së Gjykatës Supreme

Administratorja e Gjykatës Supreme të Kosovës, Ajna Gashi, ka konfirmuar për KALLXO.com se Policia ka kryer bastisje në këtë Gjykatë.

“Policia ka qenë, ata e kanë marrë një punëtor të shkrimores”, ka thënë Gashi.

Ajo nuk ka dhënë detaje për arsyet e bastisjes në Gjykatën Supreme.

Bastisjet janë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Drejtoria për hetimin krimeve ekonomike dhe korrupsionit është duke realizuar një operacion policor në funksion të zbatimit të urdhëresës së Gjykatës me ç’rast janë duke u bastisur dy lokacione në Prishtinë”, tha për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

Më vonë, Gjykata Supreme ka njoftuar përmes një komunikate se Policia ka bastisur dhe arrestuar referenten e Gjykatës,B.H., nën dyshimin për shpërdorim të detyrës zyrtare.