Avokati i Popullit

Avokati i Popullit Kërkon më Shumë Punë për Romët, Ashkalitë dhe Egjiptasit

Zyra e Avokatit të Popullit ka mbajtur tryezën “Zbatimi i rekomandimeve të Konventës Kornizë të Këshillit të Evropës (KE) për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare”, ku është diskutuar lidhur me rekomandimet e kësaj Konvente që ka të bëjë me pakicat kombëtare, si dhe sfidat që përcjellin zbatimin e saj.

“Rëndësi të veçantë iu kushtua edhe zbatimit të Ligjit në fuqi për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe mundësive për zgjidhjen e situatave me bazë diskriminimi për këto komunitete. Përfaqësuesit e IAP prezantuan të gjeturat nga hulumtimi në komunën e Graçanicës, Obiliqit, Mitrovicës dhe Podujevës”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga zyra e Avokatit të Popullit.

Sipas komunikatës, pjesëmarrësit u dakorduan që të shtojnë përpjekjet për përmirësimin e situatës së komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë.

Një prej për çështjeve që u diskutua ishte edhe punësimi më i madh i këtyre komuniteteve në institucione publike.

IAP vlerëson se mbajtja e takimeve të tilla është më se e nevojshme sepse ofrohet një mundësi e diskutimit të përbashkët në mes të Avokatit të Popullit, institucioneve publike të nivelit qendror dhe lokal dhe OJQ-ve të cilat drejtpërdrejt  merren me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë”, vazhdon komunikata e zyrës së Avokatit të Popullit.