Skandaloze Policia e Kosovës abuzon me personin që e akuzon se është pjesëtar i LGBTI - Video

Një video e cila ka arritur në adresë të KALLXO.com, tregon për mënyrën e trajtimit nga ana e disa zyrtarëve të Policisë së Kosovës me një person i cili takon komunitetit LGBTI.

Dy persona të cilët ishin ndaluar nga ana e Policisë së Kosovës, siç shihet dhe dëgjohet në një video që ka arritur në adresë të KALLXO.com, kishin pasur një mosmarrëveshje mes vete, e cila kishte eskaluar në kanosje me thikë.

Personat e ndaluar derisa merren në pyetje nga policët brenda stacionit policorë në Prishtinë, rrëfejnë ngjarjen e cila i qoi ata të dy në stacionin e policisë.

Në video shihet teksa njëri prej personave ankohet se personi tjetër ia kishte marrë 10 euro me dhunë, duke e kanosur me thikë.

Arsyeja pse ia kishte marrë ato para, siç dëgjohet në video, kishte të bënte me një marrëveshje që dy të ndaluarit kishin pasur paraprakisht për të kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të 10 eurove.

Personi i cili ankohet se iu kishin marrë paratë me dhunë, e mohon se kishin kryer marrëdhënie seksuale. Derisa personi tjetër rrëfen para policëve se e kishte kanosur me thikë personin tjetër që shihet ne video, pasi ai e kishte shkelur marrëveshjen për pagesën e dhjetë eurove pasi të kryhej marrëdhënia seksuale mes tyre.

Në video dëgjohen disa polic teksa i marrin në pyetje dy burrat dhe në të njëjtën kohë tallen me tallen me ta duke i pyetur nëse kanë kryer marrëdhënien, apo jo.

KALLXO.com ka kontaktuar Zyrën për Media të Policisë së Kosovës, por deri në këto mente nuk kemi pranuar përgjigje nga ana e tyre lidhur me kët¥.

 

Transkripti i plotë nga videoja:

Ky më erdh mbrapa, unë i thash nuk kam para me të dhanë. Por për që pret, për që pret se nuk kam para. Ndash ban ndaqsh…

A ban pak ujë!

Jo!

Po nuk po muj me fol…

A të ka q***, a s`të ka q*** kallxo?

Ok, tani çka ka ndodh?

Jo!

Përqafimi nuk është marrëdhënie…

A të ka zhvallit?

E…Përqafimi unë s`muj…

Bablok a e ke zhvallit, a e ke q***?

Jo vallahu vet më thirri m`tha me q***

O nuk thash…

A e ke q***?

Vet më ke ardh mbrapa…

O pasha Allahun, unë qysh kam mujt me shku dikujt prapa…

More a e ke q***, a se ke q***?

Po babo unë e kryjta punën krejt. Po ia bëj ami paret bablok…!

O jo…

Ky ma bani jo s’po du me t`i jap…

O jo s`po du…

Unë e pash një thikë ngat, pasha Allahun po të kallxoj, Allahu është i madh bablok, e pash një thikë qaty edhe sa me tut bablok. Se thash edhe ora dhjetë tashti shkoj n ‘shpi.  E tuta pak me thikë…

Do me thanë ma paske qit n ‘fyt njëherë…

Po ja kom qit drejt po të kallxoj babë, këta tani ky mi japi paret…

Nuk kuptohet….

Me çka ke pas me q*** kta?

A!

Me çka ke pas me q***?

Po i ka thanë t`i jap paret…

Sa pare t`ka premtu?

Tha ja dhjetë euro…

Nuk i kam premtue…nuk i kam premtue…

E çka i ke thanë ti?

O nuk i kam than shqip…

A je q*** ti naj her me najkon tjetër?

Kam let pret për marrëdhënie, por unë nuk kam pare më të dhanun. Ka qe pret veç ka, edhe jam i lodhur…

A je …. A je gej?

Jo!

Qa k*** u bo bre?

Me kan unë gej nuk isha martu…

Çka kishe bo?

Kurrgjë skam bo, përqafimi nuk është marrëdhënie…

Me kan jeni përqafu, me kan je përqafu, me qeta a?

A jeni q***?

Jo bre…

Qa keni ndërru bardak, a çka?

Aha aha…

Jo se s`pata pare unë me i dhanë…

Këtij a?

Ky mi mur paret…

Sa pare…?

Ja babo unë s`ia kam marr paret me zor…

E për sa e kishe q*** o burrë fol?

Nëse ja vlen ka dy tri euro…

Neve je t`u na bo problem…

Paret e mia me mi kthye, 8 euro e gjysmë….

Kurrë n ‘jetë s`ka me t`i kthye…

Ani…!

Ta ka kajt k***, ta ka jep k***, s`ka pare ma…

Nuk kuptohet….