Foto: Ibrahim Rexhepi/Facebook

Asociacioni i Gazetarëve mban mbledhje përkujtimore për gazetarin Ibrahim Rexhepi

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njofton se nesër, e martë, në orën 12:00 do të mbajë mbledhje përkujtimore pas vdekjes së gazetarit shumëvjeçar dhe ekspertit të ekonomisë, Ibrahim Rexhepi.

Mbledhja komemorative do të mbahet në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare afër objektit të Institutit Albanologjik.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në vendlindjen e tij në fshatin Slivovë të Ferizajt, në orën 15:30./21Media