Thaçi ngushëllon familjen e gazetarit Lekë Zherka

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi  ka ngushëlluar  vdekjen e gazetarit të njohur kosovar, Lekë Zherka.

Presidenti ka thënë se me pikëllim sot ka marrë lajmin për vdekjen e parakohshme të gazetarit dhe drejtuesit të shumë mediave në Kosovë.

“Ai dha një kontribut shumë të madh në zhvillimin e mediave dhe gazetarisë profesionale. Në këto momente të vështira, bashkëndjejmë me familjen Zherka dhe komunitetin e gazetarëve.”, ka shkruarThaçi.

Sot në moshën 56 vjeçare ka vdekur Lekë Zherka, gazetar dhe drejtor shumëvjeçar në Kosovë.

Lekë Zherka karrierën e ka filluar në Radio Televizionin e Prishtinës në vitin 1985.

Pas luftës ai ishte drejtor i Radio Kosovës, pastaj drejtor shumëvjeçar në televizionin Kohavision (KTV), ndërkaq karrierën e tij profesionale deri në ditët e sotme e vazhdoi në Radiotelevizionin 21 (RTV21).

Me rastin e vdekjes të Lekë Zherkës nesër nga ora 11:00 do të mbahet mbledhje komemorative në Sheshin 21, në Radiotelevizion 21.

Ndërsa, varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në varrezat e qytetit në Prishtinë, duke filluar nga ora 13:00.

https://kallxo.com/vdiq-gazetari-leke-zherka/