Vdes gazetari Rrok Berisha

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gazetarit Rrok Berisha.

Sipas AGK-së vdekja e tij është humbje e madhe për gazetarinë dhe opinionin publik.

“Rrok Berisha, gazetar, politikan dhe poet, vdiq sot në rrethana kur profesioni i tij i parë, gazetaria ka nevojë për dijen dhe përvojën e tij, për ta bërë atë të denjë për një shoqëri demokratike. Vdekja e tij do të thotë humbje e madhe për gazetarinë dhe opinionin publik. Me këtë rast, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovë, i shpreh ngushëllime familjarëve, të afërmeve dhe miqve të të ndjerit Rrok Berisha”, thuhet në një komunikatë për media.

Berisha karrierën e tij prej gazetari e kishte filluar në vitin 1978 në Radiotelevizionin e Prishtinës deri në mbylljen e dhunshme të këtij mediumi në vitin 1990.