AGK shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit Ramadan Asllani

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), përmes një telegrami ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gazetarit Ramadan Asllani.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me dhimbje ka marrë lajmin për shuarjen e kolegut tonë Ramadan Asllani. AGK i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerit, miqve, bashkëpunëtorëve e të gjithë kolegëve gazetarë për humbjen e Asllanit”, thuhet në telegramin e AGK-së.

Gazetari Ramadan Asllani ka vdekur sot në moshën 65 vjeçare. Ai ka punuar gazetar disa nga gazetat e përditshme kosovare si “Zëri”, “Bota Sot” dhe “Kosova Sot” si dhe ka qenë profesor në gjimnazin “Skënderbeu” në Kaçanik.

Për vdekjen e gazetarit Ramadan Asllani, telegram ngushëllimi ka dërguar edhe Klubi i Gazetarëve të Kaçanikut.

Ramadan Asllani