Kryetari Haliti ngushëllon familjen e gazetarit Ibrahim Sefedini

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së gazetarit vitias, Ibrahim Sefedini.

“Me dhimbje të thellë, kam marr lajmin për vdekjen e mikut tonë Ibrahim Sefendini, ish korrespodentit të gazetës “Koha Ditore” dhe të drejtuesit të OJQ- së “Elita”. Vdekja e Ibrahimit, është një humbje e madhe për familjen dhe komunitetin e gazetarëve dhe shoqërisë civile”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit të Vitisë.

Sipas kryetarit Haliti, Ibrahim Sefedini do të mbahet mend si njeri me virtyte të larta njerëzore dhe profesionale dhe si gazetar që i ka shërbyer me devotshmëri profesionit dhe në interes të opinionit publik.

“Ngushëllime familjes Sefedini, miqve dhe kolegëve të të ndjerit”, thuhet ne telegramin e ngushëllimit të kryetari Haliti.