Vdes gazetari Nazmi Misini

Ka vdekur sot gjatë ditës gazetari kosovar Nazmi Misini.

Për vdekjen e tij ka njoftuar bashkëshortja e të ndjerit si dhe kolegët e miqtë e tij.

Ai për shumë vjet ka punuar si gazetar në Radio Kosovë e në RTK, ndërsa është pensionuar vitin e kaluar.

Misini do të varroset nesër, ditë e hënë, në ora 16:00, në Shtime.