Arrestohen prindërit që detyronin fëmijën e tyre të kërkojë lëmoshë

Dy prindër në Mitrovicë janë arrestuar nga policia për keqtrajtim apo braktisje të fëmijës ë tyre.

Policia ka njoftuar se dy prindërit e dyshuar, fëmijën e tyre të moshës së mitur e kanë detyruar të kërkojë lëmoshë nëpër lokale të ndryshme.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit, pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti nga policia po cilësohet si keqtrajtim apo braktisje e fëmijës.