Ilustrim

Arrestohen dy persona për transport të drunjve pa dokumentacion

Dy persona të dyshuar janë kapur duke transportuar drunjtë pa dokumente përcjellëse në kamionët e tyre.

Të njëjtit sipas policia kishin bllokuar rrugën me gur dhe drunjtë, duke bërë kështu që të pengohen zyrtarët policor në kryerje të detyrës.

Rasti ka ndodhur në fshatin Zhegër të Komunës së Gjilanit gjatë ditës së djeshme.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokuroria, ku me urdhër të prokurorit të rastit njëri nga të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit, ndërsa drunjtë janë konfiskuar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.