Avni Arifi | Foto: RTV 21

Arifi: Rifillon Shpejt Dialogu i Brukselit

Dialogu ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe do të rifillojë shumë shpejt, shkruan rtv21.tv.

Këtë e konfirmoi edhe shefi i ekipit negociator me Serbinë, Avni Arifi në një prononcim për portalin rtv21.tv.

“Besoj se shpejti. Ende nuk kemi nje datë te saktë”, tha Arifi.

Dialogu ka qëllim normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe integrimin e komunitetit serb në kuadër të sistemit ligjor të Kosovës.

Dialogu Kosovë-Serbi u ndërpre pas vrasjes së liderit të Iniciativës Qytetare Serbe “Liri, Demokraci, Drejtësi”, Oliver Ivanoviq dy javë më parë./21Media