Arkiv- Mbledhja e përbashkët e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës - Foto: KALLXO.com

Arianit Salihu zgjidhet u.d. i drejtorit të Zyrës së Prokurorit Disiplinor

Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës me 15 vota e kanë zgjedhur Arianit Salihun ushtrues detyre të drejtorit të Zyrës së Prokurorit Disiplinor.

KGjK dhe KPK kanë mbajtur një takim të përbashkët lidhur me vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës, vendim i cili ka anuluar zgjedhjen e ushtruesit të detyrës së ZPD-së me arsyetimin se ka munguar kuorumi.

Për të pasur kuorum duhej të ishin të paktën nga 9 anëtarë të dy këshillave.

Të pranishëm sot ishin 20 anëtarë, 11 nga KGjk dhe 9 nga KPK.

Për pozitën e ushtruesit të detyrës të ZPD-së kishin shprehur interesim 5 kandidatë.

Kandidat i zgjedhur me vendimin e anuluar ishte ai që u zgjodh sot, Arianit Salihu.