Këshilli Prokurorial i Kosovës – FOTO: Laurant Berisha – KALLXO – 25.01.2024

Ardian Hajdaraj zgjidhet kryesues i KPK-së, Jehona Grantolli zëvendëse e tij

Ardian Hajdaraj është zgjedhur si kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) me 9 vota për dhe asnjë kundërshtim.

Kurse pozitën e zëvendëskryesueses së KPK-së e ka marrë Jehona Grantolli.

Atualisht Hajdaraj njëkohësisht mban postin e prokurorit në Prokurorinë Themelore në Pejë. Kurse Jehona Grantolli është prokurore në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Për pozitën e Kryesuesit të Këshillit Prokurorial kandidatë ishin edhe Jehona Grantolli dhe Veton Shabani të cilët kishin hequr dorë nga kandimin. Veton Shabani është prokuror në Prokurorinë e Ferizajit.

Ndërsa për pozitën e zëvendëskryesuesit pos Jehona Grantollit, kandidat ishte edhe Arian Gashi por që edhe ky i fundit njoftoi se u tërhoq nga kandimit. Gashi është prokuror në Prokurorinë e Apelit.