Apeli shqyrton rastin e të akuzurve për përgatitje të sulmit terrorist

Kolegji i Gjykatës së Apelit shqyrtoi sot  rastin ndaj të akuzurve për përgatitjen e një sulmi terrorist ndaj ekipit të futbollit të Izraelit.

Kolegji i Gjykatës së Apelit ka shqyrtuar sot ankesën e Prokurorisë Speciale si dhe të avokatëve dhe të akuzurve në lidhje me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Gjykata Themelore në Prishtinë i kishte shpallur fajtorë të akuzuarit për përgatitje të sulmit ndaj kombëtares së Izraelit në futboll.

Visar Ibishi është dënuar me 10 vjet burg dhe 1,800 euro gjobë, Burim Istrefi është dënuar me 3 vjet burg, Leutrim Vojvoda me 5 vjet, Flamur Gashi me 5 vjet, Kenan Plakaj me 1 vjet e gjashtë muaj dhe 1,800 euro, Arton Ahmeti me 1 vjet e 6 muaj, Lulzim Gashi me 6 vjet burg, Leutrim Musliu me 3 vjet e 6 muaj, Besart Peci me 2,500 euro gjobë.

Të akuzuar në këtë proces gjyqësor janë Visar Ibishi, Burim Istrefi, Leotrim Vojvoda, Flamur Gashi, Lulzim Gashi, Arton Ahmeti, Kenan Plakaj, Leotrim Musliu dhe Besart Peci.

Ndaj akgjykimit së shkallës së parë prokuroria speciale ka paraqitur ankesë në lidhje me vendimin mbi dënim duke kërkuar që ndaj të akuzurve të shqiptohen dënime me të ashpra, pasi që sipas prokurorisë në vendimin mbi dënim nuk janë vlerësuar rrethanat rënduese sic është prishja e rendit kushtetues dhe pesha e veprës penale.

Kurse mbrojtësit e të akuzurve i kanë kërkuar kolegjit të Gjykatës së Apelit që dënimi ndaj të mbrojturve të tyre të zbutet apo cështja të kthehet në rigjykim.

“Aktgjykimi është i përfshirë në shkelje të ligjit penal, shkelje esenciale të procedurës penale. Aktgjykimi është mbështetir në prova të papranueshme dhe aktgjykimi e ka tejkaluar aktakuzën. Provat e marra janë të kundërligjshme dhe është cështje e montuar. Përjashtimi i publikut është në kundërshtim me ligjin. Nuk ka as motive as dashje as veprim e as qëllim. Aktgjykimi të ndryshohet, të ndërprehet paraburgimi dhe ai të mbrohet në liri apo rasti të kthehet ne rigjykim”, mbrojtësi i të akuzurit Visar Ibishi, avokati Avni Latifi.

Ndërsa mbrojtësi i të akuzurit Leotrim Vojvoda, avokati Slender Musa po ashtu e quajti shkelje esenciale përjashtimin e publikut.

“Gjykata ka bërë shkelje esenciale të KPRK-së me përjashtimin e publikut. Gjykata nuk ka dhënë asnjë provë mbi vendimin mbi dënime dhe asnjë arsyetim në lidhje me dënimin. Nga ky kolegj pres që ta ndryshoj aktgjykimin e gjykatës së shakllës së parë. Nuk pres nga ky kolegj të i shqiptoj dënim me të lartë ndaj atij që është shqiptuar dënim meë i ulët por edhe të mbrojturit tim të i ulët dënimi ose të i ricilësohet vepra lenale. Pasi për të njëjtat veprime është vepruar ndryshe në raport me të. Ju kisha lut që mos me shku në rigjykim. Ju kisha lut që vetë me i marrë e me i rishiku provat”, tha Musa.

Po ashtu, mbrojtësja e të akuzuarit Flamur Gashi, avokatja Marigona Berisha kërkoi ndryshimin e aktgjykimit të gjykatës së shkallës së parë.

“Gjykata ka marrë për bazë pretendimet e prokurorisë të cilat nuk jane vërtetuar gjatë procesit gjyqësor. Nuk është ofruar asnjë provë konkrete e cila do të e inkriminonte Flamur Gashin se e ka kryer veprën penale për te cilën akuzohet dhe në shtëpinë e tij nuk është gjetur asnjë provë që e inkriminon atë. Aktgjykimi i shkallës se parë të ndryshohet dhe i mbrojturi im të shpallet i pafajshëm”,  tha Berisha.

https://kallxo.com/gjykata-denon-te-akuzuarit-per-sulm-ndaj-ekipit-te-futbollit-te-izraelit/