
Ambasadorë, Deputetë e Kryetarë Komunash në ‘Listën e Zezë’ Amerikane
Ambasadorë, deputetë, e kryetarë të komunave të Kosovës njihen si “persona të rrezikshëm” në listën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.
Deputetët Daut Haradinaj, Rexhep Selimi e Fatmir Limaj, kryetari i komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku dhe ambasadori i Kosovës në Shqipëri Ramiz Lladrovci janë pjesë e kësaj liste kreahas një numri të konsiderueshëm të personave tjerë nga Kosova.
Pjesë e kësaj liste janë edhe dy liderët serbë nga veriu i Kosovës Milan Ivanoviq dhe Marko Jakshiq.
Lista e shpallur më 26 qershor 2001 vazhdon të mbetet në fuqi.
Ndërsa nga Maqedonia Menduh Thaçi, Gafur Adili, e të tjerë, janë në mesin e personaliteteve që administrata amerikane i konsideron të rrezikshëm dhe ua ndalon hyrjen në Shtetet e Bashkuara.
Në këtë listë është edhe vajza dhe djali i Naser Kelmendit, Donata 23 vjeçare dhe vëllau i saj Elvisi.
Naser Kelmendi është duke u gjykuar për vrasje të rëndë, krim të organizuar, blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike dhe prodhim e përpunim të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike.