Ambasada konfirmon: Dy shqiptarë të vdekur nga shembja e urës në Gjenovë

Ambasada shqiptare në Itali ka konfirmuar vdekjen e dy shtetasve shqiptare në ngjarjen e rëndë të Gjenovës pas shembjes së urës “Morandi” në autostradën A10.

Ambasada konfirmoi se në listën e viktimave nga tragjedia e së martës janë edhe Marjus Djerra si dhe shoku i tij, Edi Bokrina.

Të dy shqiptarët ishin në një makinë duke ikur për në punë në momentin që ura u shembë, duke shkaktuar tragjedi të vërtetë.

Ambasada shqiptarë në Romë bëri të ditur se është në dispozicion të familjareve të dy viktimave për çdo ndihmë apo nevojë që ato mund të kenë në lidhje me këtë ngjarje, raporton vizionplus.

Dje zëvendës-ministri i Transportit Edoardo Rixi kishte bërë të ditur se së paku 35 persona kanë ndërruar jetë, por që numri i të vdekurve mund të ngritet.