Shembja e urës në Baltimore, Screenshot

Shembja e urës, Policia në ShBA thotë se nuk ka shenja të terrorizmit

Policia e Baltimores tha se nuk kishte prova se përplasja e anijes që shkaktoi shembjen e urës ‘Francis Scott Key’ ishte e qëllimshme, raporton CNN.

“Nuk ka absolutisht asnjë tregues se ka ndonjë terrorizëm, se kjo është bërë me qëllim” – tha shefi i Policisë Richard Worley në një konferencë shtypi.

Ndërkaq, dy persona janë shpëtuar nga uji deri më tani, tha shefi i Departamentit të Zjarrfikësve në Baltimore, James Wallace.

FBI tha se po i bashkohej hetimit për shkakun e përplasjes.

Ekipet e shpëtimit kanë përcaktuar se ka automjete në lumin Patapsco pas shembjes së urës.

“Sonari ynë ka zbuluar praninë e automjeteve të zhytura në ujë,” tha shefi i zjarrfikësve James Wallace. “Unë nuk kam një numërim të kësaj ende.”

Wallace tha se ata janë duke pritur për t’u siguruar që anija është e sigurt dhe e qëndrueshme përpara se hetuesit të hipin në të.

“Asnjëherë nuk do të mendonit se do të shihnit, fizikisht, Urën e Key të rrëzohet ashtu,” tha kryebashkiaku Brandon M. Scott duke shtuar se “dukej si diçka nga një film aksion.”

Një urë në shtetin Maryland të SHBA-së është shembur në lumin ‘Patapsco’ pasi u godit nga një anije me kontejnerë.

Kevin Cartwright nga Departamenti i Zjarrfikësve të qytetit Baltimore, konfirmoi për BBC se ura ishte goditur nga “një anije e madhe” duke shkaktuar që ajo të rrëzohej në lumë.

Rreth 20 njerëz dhe disa makina kanë rënë në lum thuhet më tej nga Departamenti i Zjarrfikësve.

Përgatiti: Xheneta Murtezaj

SHBA, shembet ura pasi u godit nga një anije me kontejnerë – VIDEO