“Alter habitus” kujton poeten e ndjerë Fehime Selimi

Instituti për Studime në Shoqëri dhe Kulturë “Alter Habitus” do të organizojë sot në Istog një mbrëmje letrare për ta kujtuar poeten Fehime Selimi.

Mbrëmja është paraparë të mbahet në oborrin e Shtëpisë së Kulturës në Istog, duke filluar nga ora 17:00.

Pjesë e kësaj mbrëmje do të jenë edhe poetet Naime Beqiri, Shukrije Gashi, Ilire Zajmi, të cilat do të lexojnë krijimet e tyre.

Kjo mbrëmje letrare për të kujtuar poeteshën Selimi, do të hapë edhe zyrtarisht, edicioni e parë të aktivitetit  ‘Letërsia lëvizëse – seri ngjarjesh letrare nëpër qytete në Kosovë”, që mbahet nga “Alter Habitus”.

Përmes një njoftimi “Alter habitus”, ka bërë të ditur se ky aktivitet ka si qëllim që të përkujtojë dhe festojë jetën dhe krijimtarinë e shkrimtarëve, që për këtë edicion  janë do të kujtohen Fehime Selimi, Shpresa Vinca Tuda, Mirko Gashi.

Përveç natës së parë, për këtë edicion në kuadër të këtij aktiviteti, më 14 shtator do të kujtohet poetesha  Shpresa Vinca Tuda. Mbrëmja për këtë do të nisë nga ora 17:00 në sheshin “Ismail Kadare” në Ferizaj. Kurse mbrëmja kushtuar Mirko Gashi do mbahet më 17 shtator në Kurriz, në Lagjen Dardania në Prishtinë