Albulena Haxhiu në #DebatPernime. Foto: Atdhe Mulla
Albulena Haxhiu: I Papranueshëm Ofendimi ndaj Albin Kurtit
Albulena Haxhiu ka reaguar sot pasi mbrëmë u publikua një komunikim i brendshëm i Lëvizjes Vetëvendosje në të cilin Aida Dërguti ofendoi Albin Kurtin.
Albulena Haxhiu tha se reagimin e bëri pasi tregoi se shumë qytetarë dhe aktivistë i kanë shkruar për ta mësuar qëndrimin e saj rreth kësaj çështjeje.
“Së pari, ofendimi që ka ndodhur ndaj Albinit nuk është i pranueshëm dhe kërkimfalja duhet të kishte ardhur shumë më herët”, shkroi Haxhiu në Facebook.
Ajo konstatoi se çdo ofendim tjetër pas atij të Dërgutit ndaj Kurtit është i papranueshëm dhe duhet të ndalet menjëherë.
Haxhiu tha se të gjitha çështjet urgjentisht të diskutohen përbrenda organeve vendimmarrëse të Lëvizjes Vetëvendosje.
KALLXO.com shkroi për qëndrimet e ndryshme të deputetëve të Vetëvendosjes, pas rrjedhjes së momunukimeve të brendshme.