Aktivistët e Vetëvendosjes Dërgohen në Gjykatë

Gjashtë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të arrestuar dje si të dyshuar për sulmin me granatë në Kuvendin e Kosovës më 4 gusht të këtij viti, janë dërguar në Pallatin e Drejtësisë për të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake.

Ata do të merren në pyetje dhe gjatë ditës pritet që gjykata të vendosë për masën e sigurisë ndaj tyre.

Të arrestuarit janë Atdhe Arifi, Astrit Dehari, Adea Batusha, Egzon Haliti, Petrit Ademi dhe Frashër Krasniqi.

policia2 policia3