Arkiv: Fotografi nga migrimi në fund të 2014-ës dhe fillim të 2015-ës

Aktakuzë për Kontrabandë me Emigrantë

Në Gjykatën Themelore në Gjilan është ngritur aktakuzë kundër të pandehurit V.M. nën dyshimin se ka kryer veprën penale kontrabandë me emigrantë.

Sipas aktakuzës, i pandehuri me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë financiare, duke vepruar në grup, është marrë me kontrabandë të emigrantëve, kryesisht shtetas të Republikës së Kosovës, duke iu mundësuar kalimin e kufijve shtetërorë dhe hyrjen në shtete të ndryshme të Bashkimit Evropian pa i përfillur kushtet e domosdoshme ligjore për hyrje në ato shtete.

Sipas Prokurorisë së Speciale të Republikës së Kosovës, aktakuza është ngritur nga një prokurore vendëse e kësaj Prokurorie, e cila i ka propozuar Gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprën e kryer penale dhe ta dënojë sipas ligjit.