Aksioni i Plotë i Policisë: Gjetja e Molotovëve

Nga aksioni i plotë i policisë i zhviluar më 1 shtator kur u gjetën dhe konfiskuan koktej molotovi dhe mjete të dyshimta.

Në xhirimet e Rubrikës “Policia” të Emisionit “Drejtësia në Kosovë” shihet aksioni i zbulimit të molotovëve  nga fillimi deri në fund.

Njësia Speciale e Policisë në bazë të disa informatave niset me makinat e saj drejt vendit ku dyshohet se mbahen molotovët dhe mjetet tjera të dyshimta.

Pastaj policët thyejnë dyert e garazheve në Lagjen “Dardania” të Prishtinës pasi ato janë të mbyllura, ndërsa zbulojnë brenda tyre koktej të përgatitur molotovi, vaj të zi dhe benzinë të përpunuar.

Policia pastaj ekspozon aty ku i gjen këto mjete të rrezikshme.

http://kallxo.com/video-ekskluzive-policia-zbulon-molotovet/

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar para gazetarëve në Bruksel se nuk mund ta dijë se kur do të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.

Kurti theksoi se Kosova është shtet normal porse me Serbinë i ka marrëdhëniet abnormale, pasi kjo e fundit sipas tij nuk është shtet normal. Ai u shpreh se shtetin serb nuk mund ta ndryshojë Kosova pa Bashkimin Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe perëndimin.

“Kosova është shtet normal demokratik. Marrëdhëniet me Serbinë i kemi abnormale por përshkak se Serbia nuk është shtet normal. Që do të thotë se për të normalizuar marrëdhëniet nuk duhet të ndryshojë Kosova, por Serbia. Ne nuk mund të ndryshojmë Srebinë pa BE-në, pa ShBA-në, pa perëndimin demokratik”- ka deklaruar Kurti.

Sipas Kurtit, Kosova sot ka qënë konstriktive në dialog dhe ka mnajtur një qëndrim parimor.

“Sa kohë merr kjo nuk e dijmë, por ne bëjmë farë dimë dhe farë mundemi. Mund të them se Kosova sot pas tri vjetëve ka qenë konstruktive në dialog dhe ka përfituar nga dialogu për shkak se ka mbajtur qëndrim parimor, dhe ka qenë e durueshme në shpjegimet e nevojshme për partnerët tanë amerikanë dhe europianë”- shtoi ai.

“Nuk mund ta dijë se kur do të kemi normalizim të marrëdhënieve me Serbinë që natyrisht kjo ka kuptim vetëm i bazuar e i organizuar rreth njohjes reciproke”- tha mes tjerash Kurti.

Një takim trepalësh ishte planifikuar që të ndodhte sot mes Kurtit dhe Vuçiq, me ndëmjetësim të BE-së. Mirëpo, sipas Borrell tha se Kosova nuk ishte e gtashme për takim trepalësh, teksa theksoi se Kurti kishte prezantuar tri kushte për angazhimin e tyre të mëtejmë në procesin e normalizimit.

Në anën tjetër, Kurti tha se përmes tri kërkesave ka kërkuar garancion për mirëbesim dhe vullnet të mirë të cilët, sipas tij, mundësojnë zbatimin e marrëveshjes.

“Siç e tha edhe vetë Borrell, unë kam kërkuar garancionin për mirëbesim dhe vullnet të mirë të cilët mundësojnë zbatimin e marrëveshjes, nuk mund të ketë zbatim të marrëveshjes pa mirëbesim dhe pa vullnet të mirë dhe këto vijne nëpërmjet tri garancive që kam theksuar, e para është nënshkrimi i marrëveshjes bazike. Vetëm nënshkrimi  marrëveshjes sjell sigurinë ligjore juridike dhe anulon shkeljet e mëhershme”- u shpreh ai.

“Garancia e dytë është tërheqja e letrës së Bërnabiq sepse aty thotë që nuk pranohet pavarësia e Kosovës, ulësja në OKB dhe integriteti territorial. Cili është kuptimi që të zbatosh marrëveshje apo të përpiqesh të normalizosh marrëdhëniet kur të thonë se do të respektohen. Kurse garancia e tretë që kam kërkuar është dorëzimi i kryekriminelit Milan radoiçiqit dhe i bandës së tij terroriste autoriteteve të Kosovës. Ne nuk mund ta ngjallim rreshterin e vrarë Afrim Bunjakun, por Serbia duhet të na dorëzojë Milan Radoiçiqin”- shtoi Kurti.

Kurti dhe Vuçiq për herë të fundit u takuan më 14.09.2023, kur diskutuan për zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve, por ky takim rezultoi pa ndonjë përparim, për shkak të qëndrimeve kontradiktore të palëve.

Në anën tjetër, në mars të vitit 2024, është bërë një vit qëkur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, kryeministri kosovar Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq, ranë në ujdi që të zbatojnë Aneksin e Marrëveshjes Bazike që ishte arritur në Bruksel, në ditët e fundit të shkurtit 2023.

Dy liderët u pajtuan që Kosova dhe Serbia të zhvillonin marrëdhënie normale të fqinjësisë së mirë me njëra-tjetrën dhe ndër tjera t’i njihnin dokumentet relevante dhe simbolet kombëtare të njëra-tjetrës, përfshirë pasaportat, diplomat, targat e automjeteve dhe vulat doganore.

Kosova merrte obligime për t’i zbatuar marrëveshjet e arritura më herët, përshirë atë që e parasheh krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ndërsa Serbia nuk do ta kundërshtonte anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Dhe, me gjithë pritjet se gjërat po merrnin rrjedhë pozitive, zhvillimet e mëvonshme në terren quan procesin në kah krejt të kundërt. E marrëveshja mbeti vetëm në letër.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se takimi trepalësh në Bruksel nuk ka ndodhur pasi ekzekutivi kosovar ka kërkuar që të plotësohen tri kushtet nga ai të vëna ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Kurti në një prononcim për media tha që konsideron se marrëveshja bazike dhe aneksi i zbatimit janë një e arritur e dalluar në politikën e jashtme të Kosovës por edhe e Bashkimit Europian.

“Konsiderojmë se marrëveshja bazike dhe aneksi i zbatimit janë një e arritur e dalluar në politikën e jashtme të Kosovës, për marrëdhënie të mira fqinjësore, me fqinjin tonë verior, me njohjen së paku de-fakto në qendër, por është edhe arritje e Bashkimit Europian që ka ndërmjetësuar raunde të tëra të këtij dialogu qoftë në nivel të kryeministrit me presidentin, qoftë në nivel të kryenegociatorëve”- tha ai.

Kryeministri nënvizoi se nga hera e fundit kur ka pasur takim trelateral me Vuçiq, kanë ndodhur shumëçka, përfshirë këtu edhe sulmin terrorist në Banjskë.

“Hera e fundit kur kemi pasur takim trelateral ka qenë me 14 shtator të vitit të kaluar, pra dhjetë ditë para sulmit terrorist në Banjskë dhe që prej atëherë nuk kemi pasur takim trelateral. Ka ndodhur shumëçka prej atëherë, ka ndodhur Banjska ka ndodhur po gjithashtu ka ndodhur edhe letra e tërheqjes e marrëveshjes bazike të cilën para 27-shes europiane e ka lexuar dhe deponuar ish-kryeministrja serbe”- tha ai.

Kurti tha se përmes tri kërkesave ka kërkuar garancion për mirëbesim dhe vullnet të mirë të cilët, sipas tij, mundësojnë zbatimin e marrëveshjes.

“Siç e tha edhe vetë Borrell, unë kam kërkuar garancionin për mirëbesim dhe vullnet të mirë të cilët mundësojnë zbatimin e marrëveshjes, nuk mund të ketë zbatim të marrëveshjes pa mirëbesim dhe pa vullnet të mirë dhe këto vijne nëpërmjet tri garancive që kam theksuar, e para është nënshkrimi i marrëveshjes bazike. Vetëm nënshkrimi  marrëveshjes sjell sigurinë ligjore juridike dhe anulon shkeljet e mëhershme”- u shpreh ai.

“Garancia e dytë është tërheqja e letrës së Bërnabiq sepse aty thotë që nuk pranohet pavarësia e Kosovës, ulësja në OKB dhe integriteti territorial. Cili është kuptimi që të zbatosh marrëveshje apo të përpiqesh të normalizosh marrëdhëniet kur të thonë se do të respektohen. Kurse garancia e tretë që kam kërkuar është dorëzimi i kryekriminelit Milan radoiçiqit dhe i bandës së tij terroriste autoriteteve të Kosovës. Ne nuk mund ta ngjallim rreshterin e vrarë Afrim Bunjakun, por Serbia duhet të na dorëzojë Milan Radoiçiqin”- shtoi Kurti.

Kreu i ekzekutivit kosovar tha se do të ketë një diskutim në nivel të kryenegociatorëve në fillim të korrikut.

“Do të ketë diskutim të kryenegociatorëve në fillim të korrikut por nuk mund të keni praktikisht zbatim të marrëveshjes për çka ne jemi shumë të interesuar pa e realizuar vullnetin e mirë dhe mirëbesimin që besojmë se kalojnë nëpërmjet këtyre tri gjërave”- nënvizoi Kurti.

Një takim trepalësh ishte planifikuar që të ndodhte sot mes Kurtit dhe Vuçiq, me ndëmjetësim të BE-së. Mirëpo, sipas Borrell tha se Kosova nuk ishte e gtashme për takim trepalësh, teksa theksoi se Kurti kishte prezantuar tri kushte për angazhimin e tyre të mëtejmë në procesin e normalizimit.

“Po e citoj: ”E para formalizmi i marrëveshjes bazike përmes nënshkrimit nga shefat përkatës të qeverive; E dyta tërheqja e letrës zyrtare që u dërgua nga ish-kryeministrja e Serbisë, më 13 dhjetor 2023”, po flasim ende për gjëra që kanë ndodhur gjashtë muaj më parë dhe “E treta; dorëzimi i Milan Radoiçiq dhe grupit të tij paramilitar terrorist tek autoritetet gjyqësore të Kosovës”, këto ishin tri kërkesat e prezantuara nga kryeministri Kurti”- ka deklaruar Borrell t’i ketë thënë Kurti.

Borrell tha se Serbia nuk ishte e gtashme që t’i plotësoj në tërësi kushtet e Kosovës, duke u cituar në shkelje kushtetuese.

Dy liderët për herë të fundit u takuan më 14.09.2023, kur diskutuan për zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve, por ky takim rezultoi pa ndonjë përparim, për shkak të qëndrimeve kontradiktore të palëve.

Në anën tjetër, në mars të vitit 2024, është bërë një vit qëkur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, kryeministri kosovar Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq, ranë në ujdi që të zbatojnë Aneksin e Marrëveshjes Bazike që ishte arritur në Bruksel, në ditët e fundit të shkurtit 2023.

Dy liderët u pajtuan që Kosova dhe Serbia të zhvillonin marrëdhënie normale të fqinjësisë së mirë me njëra-tjetrën dhe ndër tjera t’i njihnin dokumentet relevante dhe simbolet kombëtare të njëra-tjetrës, përfshirë pasaportat, diplomat, targat e automjeteve dhe vulat doganore.

Kosova merrte obligime për t’i zbatuar marrëveshjet e arritura më herët, përshirë atë që e parasheh krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ndërsa Serbia nuk do ta kundërshtonte anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Dhe, me gjithë pritjet se gjërat po merrnin rrjedhë pozitive, zhvillimet e mëvonshme në terren quan procesin në kah krejt të kundërt. E marrëveshja mbeti vetëm në letër.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell ka paralajmëruar një takim në nivel të kryenegociatorëve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq me emisarin Mirosllav Lajçak në Bruksel javën e ardhshme, për të vazhduar siç tha ai, diskutimet për planin e zbatimit të marrëveshjes bazike.

Borrell tha se qëndrimet e të dyja palëve mbesin shumë larg se si implementimi i ujdisë duhet të bëhet dhe se si duhet të vazhdohet procesi i normalizimit.

“Qëndrimet e palëve mbesin shumë larg njëra-tjetrës se si zbatimi i marrëveshjes duhet të bëhet dhe se si duhet të vazhdohet procesi i normalizimit. Siç thamë përpara, ne nuk mund ta duam më shumë normalizimin nëse ata vetë nuk mund të bien dakord se si të vazhdojnë përpara, ne nuk mund t’i zëvendësojmë ata në implementimin e marrëveshjes. Roli ynë është ti asistojmë dhe t’i mbështesim palët në përpjekjet e tyre në procesin e dialogut dhe kjo është ajo çka ne ende jemi të përkushtuar ta bëjmë”- ka deklaruar Borrell në konferencë për media.

“Procesi do të vazhdojë, ne do vazhdojmë të punojmë në të dhe emisari Lajçak do t’i mirëpres dy kryenegociatorët në Bruksel javën tjetër për të vazhduar diskutimet në planin e zbatimit të marrëveshjes dhe gjithashtu edhe çështje të tjera të dialogut”- theksoi ai.

Shefi i diplomacisë së BE-së tha se tashmë është në dorë të palëve që të tregojnë konstruktivitet dhe të mundësojnë që procesi i dialogut të vazhdojë përpara.

“Tash është në dorë të palëve të tregojnë konstruktivitet dhe të mundësojnë që procesi të vazhdojë përpara. Ne vazhdojmë të besojmë se kjo është në interesin e tyre dhe në interesin e aspiratave të integrimit europian. Besoj se do guxim, vizion dhe vullnet politik nga liderët që e ardhmja e Kosovës dhe Serbisë dhe ne si Be qëndrojmë të gatshëm të ndihmojmë”- është shprehur Borrell.

Një takim trepalësh ishte planifikuar që të ndodhte sot mes Kurtit dhe Vuçiq, me ndëmjetësim të BE-së. Mirëpo, sipas Borrell tha se Kosova nuk ishte e gtashme për takim trepalësh, teksa theksoi se Kurti kishte prezantuar tri kushte për angazhimin e tyre të mëtejmë në procesin e normalizimit.

“Po e citoj: ”E para formalizmi i marrëveshjes bazike përmes nënshkrimit nga shefat përkatës të qeverive; E dyta tërheqja e letrës zyrtare që u dërgua nga ish-kryeministrja e Serbisë, më 13 dhjetor 2023”, po flasim ende për gjëra që kanë ndodhur gjashtë muaj më parë dhe “E treta; dorëzimi i Milan Radoiçiq dhe grupit të tij paramilitar terrorist tek autoritetet gjyqësore të Kosovës”, këto ishin tri kërkesat e prezantuara nga kryeministri Kurti”- ka deklaruar Borrell t’i ketë thënë Kurti.

Borrell tha se Serbia nuk ishte e gtashme që t’i plotësoj në tërësi kushtet e Kosovës, duke u cituar në shkelje kushtetuese.

Dy liderët për herë të fundit u takuan më 14.09.2023, kur diskutuan për zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve, por ky takim rezultoi pa ndonjë përparim, për shkak të qëndrimeve kontradiktore të palëve.

Në anën tjetër, në mars të vitit 2024, është bërë një vit qëkur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, kryeministri kosovar Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq, ranë në ujdi që të zbatojnë Aneksin e Marrëveshjes Bazike që ishte arritur në Bruksel, në ditët e fundit të shkurtit 2023.

Dy liderët u pajtuan që Kosova dhe Serbia të zhvillonin marrëdhënie normale të fqinjësisë së mirë me njëra-tjetrën dhe ndër tjera t’i njihnin dokumentet relevante dhe simbolet kombëtare të njëra-tjetrës, përfshirë pasaportat, diplomat, targat e automjeteve dhe vulat doganore.

Kosova merrte obligime për t’i zbatuar marrëveshjet e arritura më herët, përshirë atë që e parasheh krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ndërsa Serbia nuk do ta kundërshtonte anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Dhe, me gjithë pritjet se gjërat po merrnin rrjedhë pozitive, zhvillimet e mëvonshme në terren quan procesin në kah krejt të kundërt. E marrëveshja mbeti vetëm në letër.

Borrell: Kosova nuk ishte e gatshme për takim trepalësh, Kurti paraqiti tri kushte

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell ka deklaruar se sot, më 26.06.2024 nuk ka qenë i mundur zhvillimi i një takimi trepalësh me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq.

Në një konferencë për media, Borrell tha se Kosova nuk ishte e gtashme për takim trepalësh, teksa theksoi se Kurti kishte prezantuar tri kushte për angazhimin e tyre të mëtejmë në procesin e normalizimit.

“Sot kishim një takim tjetër. Presidenti Vuçiq dhe kryeministri Kurti prezantuan pikëpamjet e tyre dhe shpjeguan qëndrimet e tyre se si procesi të ecë përpara. Diskutimet ishin siç pritej, të vështira siç kanë qenë gjithnjë dhe në fund nuk pati një takim trilateral. Kosova nuk ishte e gatshme për këtë, nuk kishte vullnet ta bëjë këtë takim. Serbia ishte e gatshme ta bëjë këtë, por të nevojiten të dyja që të ulemi në tavolinë që ta vazhdojmë dialogun. Kjo nuk ishte e mundur sot”- tha Borrell.

“Fatkeqësisht nuk u arrit ndonjë progres në zbatimin e marrëveshjes. Kryeministri Kurti prezantoi tri kushte për angazhimin e mëtutjeshëm në procesin e normalizimit. Më lejoni të ju shpjegoj se përse nuk kemi vazhduar më tej sot, sepse kryeministri Kurti prezantoi tri kushte për angazhimin e tyre të mëtejmë në procesin e normalizimit dhe dua të citoj që t’i qëndrojmë realitetit aq sa mundem”- shtoi Borrell.

Shefi i diplomacisë së BE-së ka lexuar tri kushtet e Kurtit, të cilat përmbanin edhe dorëzimin e Milan Radoiçiqit dhe grupin e tij paramilitar terrorist, i cili kishte marrë përgjegjësinë për organizimin e sulmit terrorist në Banjskë më 24.09.2023.

“Po e citoj: “E para formalizmi i marrëveshjes bazike përmes nënshkrimit nga shefat përkatës të qeverive; E dyta tërheqja e letrës zyrtare që u dërgua nga ish-kryeministrja e Serbisë, më 13 dhjetor 2023”, po flasim ende për gjëra që kanë ndodhur gjashtë muaj më parë dhe “E treta; dorëzimi i Milan Radoiçiq dhe grupit të tij paramilitar terrorist tek autoritetet gjyqësore të Kosovës’”, këto ishin tri kërkesat e prezantuara nga kryeministri Kurti”- ka deklaruar Borrell t’i ketë thënë Kurti.

Borrell tha se Serbia nuk ishte e gtashme që t’i plotësoj në tërësi kushtet e Kosovës, duke u cituar në shkelje kushtetuese.

“Para takimit BE-ja, pra ne kemi prezantuar një propozim të ri për planin e zbatimit që do udhëzonte fazën e implementimit të marrëveshjes. Por fatkeqësisht, kushtëzimi i zbatimit nuk e lejoi që diskutimi të fokusohet në atë se si të procedohet në zbatim konkret nga palët”- vazhdoi Borrell.

Një takim trepalësh ishte planifikuar që të ndodhte sot mes Kurtit dhe Vuçiqit, me ndëmjetësim të BE-së.

Dy liderët për herë të fundit u takuan më 14.09.2023, kur diskutuan për zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve, por ky takim rezultoi pa ndonjë përparim, për shkak të qëndrimeve kontradiktore të palëve.

Në anën tjetër, në mars të vitit 2024, është bërë një vit qëkur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, kryeministri kosovar Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq, ranë në ujdi që të zbatojnë Aneksin e Marrëveshjes Bazike që ishte arritur në Bruksel, në ditët e fundit të shkurtit 2023.

Dy liderët u pajtuan që Kosova dhe Serbia të zhvillonin marrëdhënie normale të fqinjësisë së mirë me njëra-tjetrën dhe ndër tjera t’i njihnin dokumentet relevante dhe simbolet kombëtare të njëra-tjetrës, përfshirë pasaportat, diplomat, targat e automjeteve dhe vulat doganore.

Kosova merrte obligime për t’i zbatuar marrëveshjet e arritura më herët, përshirë atë që e parasheh krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ndërsa Serbia nuk do ta kundërshtonte anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Dhe, me gjithë pritjet se gjërat po merrnin rrjedhë pozitive, zhvillimet e mëvonshme në terren quan procesin në kah krejt të kundërt. E marrëveshja mbeti vetëm në letër.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha për mediat në Bruksel se gjatë rundit të dialogut të nivelit të lartë, ai nuk është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pavarësisht se një takim i tillë ishte paralajmëruar nga Bashkimi Europian.

“Nuk ka pasur takim me Kurtin sepse Kurti nuk ka dashur apo nuk ka guxuar – pyeteni atë – të më takoj dhe të bisedojmë. Besoj se do të mësoni më shumë për këtë nga evropianët”- tha Vuçiq gjatë një deklarimi për mediat.

Vuçiq tha se është kthyer tri herë në takimin me shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, dhe të dërguarin e bllokut për dialogun, Mirosllav Lajçak, të cilët ia kanë përcjellë mesazhet e Kurtit, të cilave ai i është përgjigjur. Ai e vlerësoi korrekt takimin me ndërmjetësit europianë.

“Ai nuk ka dashur të më takoj”, tha Vuçiq kur u pyet nga gazetaret se pse nuk pati një takim të përbashkët, duke shtuar se Kurti ka thënë se “nuk është gati për një takim me Vuçiqin”.

“Jam i sigurt se BE-ja në njoftimin e saj do të thotë se kush nuk donte bisedime sot”.

Sipas presidentit serb, Kurti dëshiron që Serbia ta njohë Kosovën dhe “tani kanë dalë me disa kërkesa të tjera, por në thelb është një njohje de jure”.

Vuçiq tha se gjatë takimeve dypalëshe është folur për gjithçka që ka të bëjë me Kosovën dhe zbatimin e marrëveshjeve, teksa i ka konsideruar “të suksesshme” takimet në Bruksel.

Ai shtoi se kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojnë bisedimet javën e ardhshme, “të martën ose të mërkurën”.

Paraprakisht, Vuçiq përmes një postimi në Instagram deklaroi se në takim ka insistuar edhe për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Në Bruksel sot janë mbajtur dy runde të takimeve dypalëshe mes përfaqësuesit të lartë për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Europian, Josep Borrell, dhe të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin serb, Vuçiq.

Pavarësisht se BE-ja kishte paralajmëruar se pas takimeve dypalëshe do të mbahej edhe një takim trepalësh, ai nuk ndodhi.

Para takimeve me Kurtin dhe Vuçiqin, shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, tha se pret që në takimin e sotëm të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të diskutohet për arritjet në dialog, por edhe për nisjen e zbatimit të Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve./ REL

Një grua ka vdekur si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe kamioni ka ndodhur në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan më 26.06.2024.

Lajmin për KALLXO.com e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Kanun Veseli i cili tha se viktima ishte pasagjere në veturë ndërsa vdekja  e saj është konfirmuar nga mjekët kujdestarë në vendin e ngjarjes.

“Më datën 26.06.2024 rreth orës 17:00 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan, konkretisht në fshatin Sojevë të Ferizajt ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë pëfshirë një kamion transportues dhe një veturë me targa vendore. Për pasoj e këtij aksidenti një person e gjinisë femër e moshës madhore,  e cila ishte pasagjere në veturë ka humbur jetën. Vdekja e saj është konfirmuar nga mjekët kujdestarë në vendin e ngjarjes”- ka thënë Veseli.

Veseli thotë se lëndime trupore ka pësuar shoferi i veturës, i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

“Ekipe të policisë, emergjencave dhe zjarrëfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Hetuesit policorë të aksidenteve janë duke e egzaminuar vendin e ngjarjes”- ka thënë tutje Veseli.

Zëdhënësi i Policisë ka theksuar se për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njofton se Televizioni Syri nga Gjakova ka informuar se një ekip i tyre është penguar gjatë kryerjes së detyrës nga kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, Hasan Krasniqi.

Sipas njoftimit, ekipi i përbërë nga gazetari Ngadhnjim Haxhosaj dhe kameramani Valon Nixha i’u përgjigjën kërkesës së banorëve të fshatit Bishtazhin të cilët i kishin ftuar për të raportuar rreth një problemi që kishte shkaktuar vërshime në disa toka e në shkollën e fshatit.

“Të njëjtit u ofenduan e u penguan në kryerjen e detyrës nga kryeshefi Krasniqi, i cili tentoi t’i ndalojë gazetarin dhe kameramanin në raportim. Sipas ekipit gjuha e përdorur nga kryeshefi ishte banale, si dhe tentimi për t`i penguar në detyrë ishte pengesë për raportimin e një shqetësimi të banorëve. Gjuhë e njëjtë në prezencë të ekipit tonë u përdorë edhe ndaj kolegëve të tij, gjë që gjithashtu kishte ndodhur edhe në raste tjera të mëhershme, ku kryeshefi Krasniqi nuk kishte kursyer kolegët nga kjo gjuhë, gjithashtu në prezencë të ekipeve tona”- thuhet në një njoftim për AGK-në, të këtij televizioni.

AGK-ja thotë se e dënon këtë sjellje të Krasniqit ndaj ekipit televiziv, dhe fton ndërmarrjen ku punon ai që ta hetojë rastin dhe të ndërmarrë vendimet e nevojshme.

AGK-ja, u ka bërë thirrje zyrtarëve të nivelit lokal dhe qendror që të mos pengojnë punën e gazetarëve, raportimet e të cilave janë në interes të publikut.

Bashkimi Europian ka shprehur keqardhjen për “dështimin” e Kosovës për të inkorporuar rekomandimet në tre projektligje vendimtare, atë për Zyrtarët Publikë, Komisionin e Pavarur për Media dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës, të cilët janë në lexim të dytë në seancën e Kuvendin e Kosovës më 27.06.2024.

Zyra e BE-së në Kosovë, në një komunikatë për media më 26.06.2024, i ka bërë thirrje Kuvendit që të rishqyrtojë edhe një herë amendamentet e propozuara për të siguruar që këto projektligje të përmbushin standardet perëndimore.

Sa i përket Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zyrtarë Publikë, BE thotë se është shqetësues fakti se Komisioni i Kuvendit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale, Media dhe Zhvillim Rural, nuk i ka konsideruar këshillat e gjera dhe konsistente që unioni europian ka ofruar gjatë procesit të hartimit në mënyrë që ligji të përafrohet plotësisht me parimet meritore, duke përfshirë një opinion të veçantë të Komisionit të BE-së të nxjerrë për Ligjin për Zyrtarë Publikë në fuqi.

“Komisioni i Kuvendit nuk i ka trajtuar shqetësimet kyçe lidhur me këtë projektligj, të ngritura në opinione të ndryshme të BE-së, veçanërisht në lidhje me ndryshimet që sjell legjislacioni në pozitat drejtuese dhe në procedurat e rekrutimit, ngritjes në detyrë dhe performancës në shërbimin civil. Ndryshime të tilla, nëse zbatohen, rrezikojnë të minojnë profesionalizimin dhe paanshmërinë e shërbimit civil”- thuhet në komunikatë.

“Veçanërisht, është shqetësues fakti që projektligji e mban edhe dispozitën e diskutueshme “viti zero”, e cila përcakton se me hyrjen në fuqi të ligjit fillon edhe mandati i parë i shërbimit për nëpunësit civilë në detyrë dhe zyrtarët publikë në pozita drejtuese të nivelit të ulët dhe të mesëm, pasi që kjo bie ndesh me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2023. Kjo rrezikon gjithashtu të minojë profesionalizimin dhe stabilitetin në shërbimin civil”- theksohet tutje në njoftim.

Për Projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media, BE-ja thotë se versioni aktual nuk e pasqyron shumicën e rekomandimeve të përfshira në opinionin ligjor të përgatitur nga Këshilli i Europës, duke përfshirë çështjet delikate siç janë kompetencat dhe financimi i KPM-së, procedurat zgjedhore dhe afatet e shërbimit për anëtarët e vet, si dhe proporcionaliteti i sanksioneve.

“Përkundër futjes së disa ndryshimeve thelbësore në fushën e rregullimit të medias, drafti aktual kërkon rishikime të mëtejshme për të përmirësuar qartësinë ligjore, proporcionalitetin dhe përputhshmërinë e mëtejshme me standardet e BE-së dhe të Këshillit të Europës”- thotë BE-ja.

Kurse lidhur me projektligjin aktual për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, BE-ja shpreh keqardhjen që Kosova nuk kishte kërkuar një opinion përcjellës nga Komisioni i Venecias “përkundër faktit se me vendosjen e Komisionit Para-Zgjedhor plotësim/ndryshimet parashikojnë një strukturë të re institucionale për emërimin e anëtarëve jo prokuror”.

“Andaj, BE-ja përsërit rekomandimin e vet të fortë që të rikonsultohet Komisioni i Venecias për këtë projektligj. BE-ja thekson më tej me shqetësim se përkundër këshillave dhe mbështetjes sonë të vazhdueshme që i kemi dhënë qeverisë dhe komisioneve përkatëse të Kuvendit, komentet tona nuk janë marrë parasysh, duke përfshirë ato në lidhje me rritjen e pluralizmit dhe pavarësisë së Komisionit Para-Zgjedhor për të siguruar përafrimin me standarde evropiane”- nënvizon unioni europian.

BE vlerëson se këto projektligje janë kyçe për rrugën e Kosovës drejt BE-së dhe se vlerësimi i përafrimit me standardet evropiane do të jetë gjithashtu vendimtar për vlerësimin e progresit nga Komisioni i BE-së në raportin e zgjerimit.

“Andaj, i bëjmë thirrje Kuvendit që t’i rishqyrtojë edhe një herë plotësim/ndryshimet e propozuara për të siguruar që këto projektligje t’i përmbushin standardet e BE-së dhe europiane duke adresuar komentet dhe rekomandimet tona të mëparshme. Në fund të fundit, ligjet e mira dhe të drejta që përputhen me standardet europiane dhe ndërkombëtare, janë esenciale për sundimin e ligjit në shoqëritë demokratike, si dhe për mirëqenien dhe mbrojtjen e qytetarëve”- përfundon BE.

Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë seancë plenare më 27.06.2024, me ç ‘rast në rend dite janë edhe shqyrtimi i dytë Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës, shqyrtimi i dytë Projektligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave dhe shqyrtimi i dytë Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë.

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal ka miratuar bashkë me amandamentet e tij, raportin për Projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media (KPM), në mbledhjen e mbajtur më 30.05.2024.

Në mbledhjen e 30.05.2024 që zgjati rreth gjashtë orë morën pjesë vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani, Njazi Isaku, Fitim Haziri, Besim Muzaqi, Adelina Idrizi dhe deputetja e grupit multietnik Fidan Jilta.

Deputetët e LVV-së, Nijazi Isaku dhe Fitim Haziri kanë abstenuar.

Komisioni për Media miraton raportin për Projektligjin për KPM-në

Gjykata e Prishtinës më datë 05.03.2024 ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit D. K. për vrasje në tentativë, për një rast që kishte ndodhur me datë 18.09.2022, në Parkingun e një pompe të Derivateve në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë.

I akuzuari D. K. kishte tentuar me qëllim ta privojë nga jeta të dëmtuarin Sh. K.  sipas prokurorisë për shkak të një borxhi, që i dëmtuari i kishte të akuzuarit.

Sipas dosjes së prokurorisë, i akuzuari kishte shkuar te vetura e të dëmtuarit dhe në distancë prej 4-5 metrash e kishte nxjerrë armën dhe kishte shtënë me revole në drejtim të dëmtuarit Sh. K.

Dosja tregon se vepra kishte mbetur në tentativë për shkak që plumbat kishin përfunduar në veturë.

Me këtë rast nga plumbat e shkrepur ishte dëmtuar edhe një veturë e cila kishte qenë e parkuar rastësisht te vendi i ngjarjes.

Vendimi është marrë nga trupi gjykues i përbërë nga Avni Syla- kryetar, anëtarët Alban Ajvazi dhe Sulltane Hoti.

Të akuzuarit D. K. për “Vrasje në tentativë” dhe  “Armëmbajtje pa leje” gjykata i ka shqiptuar dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 3 vite e 6 muaj të cilin i akuzuari obligohet ta mbajë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Të njëjtit i është llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 23.05.2023 deri sa i njëjti do të jetë në masën e paraburgimit.

Me rastin e shpalljes së aktgjykimit, gjykata ka urdhëruar konfiskimin e përhershëm të revoles që ishte përdorur në vendin e ngjarjes, ndërsa pasi që ky aktgjykim të marrë formën e prerë, arma do të shkatërrohet nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë, pasi të vërtetohet se e njëjta nuk është përdorur në ndonjë krim tjetër.

Po ashtu, gjykata e ka obliguar të akuzuarin D. K. që t’i paguaj të gjitha shpenzimet procedurale, në emër të paushallit gjyqësor shumën prej 200 euro, ndërsa në emër të Fondit për mbrojtjen e viktimave të krimit shumën prej 50 euro.

Bashkë me të akuzuarin të cilit i është shpallur aktgjykim dënues, ka qenë i akuzuar edhe personi me inicialet L. U. të cilin gjykata e ka liruar nga akuza për vrasje në tentativë në bashkëkryerje.

Sipas dosjes së gjykatës, për të akuzuarin L. U. është konstatuar se ka qenë në vendin e ngjarjes në ditën kritike, por i njëjti nuk ka ndërmarrë asnjë veprim në drejtim të kryerjes së veprës penale.

Ky aktgjykim është shpallur në uebfaqe të KGJK-së më datë 19.04.2024.

Linkun e aktgjykimit mund ta gjeni KËTU.

‘Je e vogël për t’u marrë me të’ ishin fjalët e Drejtorit të QKMF-së në Obiliq, Haki Jashari drejtuar gazetares të “Infokus”, Hateme Smajli.

Bëhej fjalë për mykun që është formuar në katin e dytë të ndërtesës ankesa këto të cilat gazetarja i kishte marrë nga qyteratët. Ai vazhdon duke e kërcënuar se do të bisedonte me eprorët e saj, ka njoftuar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar veprimin e drejtorit.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon gjuhën dhe qasjen e Jasharit karshi koleges nga Infokus, dhe njëherësh cilëson se është shkelje flagrante e së drejtës për qasje në informacion, dhe transparencës. AGK-ja, i bën thirrje organeve kompetente që të marrin masa lidhur me sjelljen e Jasharit drejt gazetares së Gazeta Infokus”- thuhet në njoftim.

Si erdhi deri te pengimi dhe kërcënimi i gazetares?

AGK ka pranuar një raportim se gazetarja kishte shkuar në këtë QKMF pas ankesave të bëra nga qytetarët e Komunës së Obiliqit, për mykun që është formuar në katin e dytë të ndërtesës. Sipas njoftimit gazetarja është drejtuar me pyetje korrekte dhe me profesionalizëm, mirëpo përgjigjet nga ana e Jasharit ishin e kundërta e kësaj.

“Gazetarja Hateme Smajli së bashku me kameramanin, Blerant Shala kanë hyrë në oborrin e QKMF-së ku i janë afruar drejtorit dhe gazetarja i është drejtuar drejtorit duke iu prezantuar dhe duke i treguar problemin për të cilin kishin shkuar e që ishin ankesat e qytetarëve se po i marrin shërbimet në myk për shkak se kati i parë i QKMF-së është gati tërësisht i mykur dhe se kundërmon erë. Pas kësaj edhe pse me një qasje shumë korrekte dhe me profesionalizëm siç mund ta shihni edhe në videon linkun e të cilës e gjeni më poshtë, drejtori Haki Jashari eskalon në ofendime e kërcënime ndaj gazetares”-  thuhet në njoftim.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po zhvillon një takim bilateral në kuadër të dialogut Kosovë- Serbi me Përfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell dhe me emisarin, Mirosllav Lajçak.

Pas takimit me Kurtin, ndërmetësit pritet të zhvillojë edhe një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Dy liderët më pas do të zhvillojnë një takim trelateral me Borrellin dhe Lajçakun.

Në një konferencë për media para se të nisin takimet, Borrell deklaroi se do të diskutojnë për gjetjen e rrugës se si të lëvizet përpara me Marrëveshjen Bazike për normalizimin e marrëdhënieve mes palëve.

“Do të diskutojmë për hapat e ardhshëm. Është e qartë që ajo që është dakorduar duhet të zbatohet. Marrëveshjet janë baza e veprimeve. Por, veprimet duhet të pasojnë. Implementimi është kryesor. Sot do të punojmë për hapat konkretë për këtë implementim, për t’i tejkaluar krizat e përditshme me angazhim të plotë në procesin e normalizimit”- shtoi ai.

Takimi i përbashkët trepalësh është planifikuar të nisë në orën 18:00 dhe pas këtij takimi Borrell do të deklarohet për media.

Ky takim është i nënti me radhë, prej kur Kurti ka marrë mandatin e tij si kryeministër.

Palët për herë të fundit u takuan më 14.09.2023, kur diskutuan për zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve, por ky takim rezultoi pa ndonjë përparim, për shkak të qëndrimeve kontradiktore të palëve.