Ilustrim: Një viktimë e dhunës, Foto: Pixaby
Dyshohet se rrahu motrën, arrestohet 15-vjeçari në Hajvali
26.6.2024 - 11:07
Një i mitur 15-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për dhunë në familje.
Ai është arrestuar pasi dyshohet se ka rrahur motrën e tij. Ngjarja ka ndodhur në Hajvali të Prishtinës.
Sipas organeve të rendit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari pas intervistimit dhe kontrollimit te psikiatri, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë” – thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.