Largimi i deponive në fshatin Leshan, Foto: Facebook/Komuna e Suharekë

Aksion pastrimi në Suharekë

Komuna e Suharekës sot ka filluar Aksionin për pastrimin e ambientit në territorin e saj.

Në orën 9 të mëngjesit ashtu siç ishte planifikuar në rrugën e Buzhaleve në Shirokë, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka asistuar në fillimin e punimeve.

“Aksioni vullnetar i pastrimit të mbeturinave të ngurta për largimin e deponimeve ilegale po organizohet dhe po mbështetet nga Shoqata e bisneseve nga Komuna e Suharekës”, ka shkruar kryetari Bali Muharremaj.

Në aksionin për pastrim do te inspektojë edhe Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Albena Reshitaj, ministri kjo që po e përkrahë nismën e Komunës së Suharekës

Gjatë ditës së sotme deponitë ilegale më mbeturina të ngurta kanë filluar të eliminohen edhe nga fshati Leshan, ku kompanitë private po punojnë vullnetarisht në këtë aksion.

Nesër me 20.04.2018, komuna e Suharekës ka njoftuar se do të bëhet largimi i mbeturinave përgjatë rrugëve kryesore dhe lokale, shesheve dhe hapësirave publike në të gjithë teritorin e komunës.

Në këtë aksion do të marrin pjesë mbi 7000 qytetarë, nxënës, punëtorë, sportistë, artistë, pjestarë të policisë, FSK-së, punëtorë shëndetësor, OJQ, shoqëria civile, kompani private etj.