Aksident në Prishtinë. Foto: Kallxo.com

Aksident në qendër të Prishtinës (FOTO)

Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinës, afër selisë së AAK-së.

Policia ka dalë në vendin ku janë të aksidentuar dy vetura, njëra me targa të Kosovës dhe tjetra me targa të Zvicrës.

Nuk dihet se a ka të lënduar.

KALLXO.com ka dërguar pyetje rreth këtij aksidenti në Policinë e Kosovës.

Aksident në Prishtinë. Foto: Kallxo.com