Shpend Ahmeti. Foto: Kallxo.com

Ahmeti: Dialogu në fazë të rrezikshme, duhet kontrolluar nga opozita

I pari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti tha se Kosova ka hyrë në një fazë të rrezikshme sa i përket dialogut me Serbinë.

Ahmeti komentoi deklaratat e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delaëie në emisionin ‘Rubikon’.

“Sipas Ambasadorit Delaëie (Rubikon) cdo gjë në dialog është e diskutueshme, pra edhe ndarja edhe shkëmbimi edhe çdo opcion tjetër. Ky është ndryshim fundamental i qëndrimit amerikan.Kosova po hyn në fazë të rrezikshme dhe tash më shumë se kurrë nevojitet ndërhyrja e Kuvendit dhe udhëheqja e dialogut nga Kuvendi.”,shkroi Ahmeti.

Ai bëri thirrje ndaj partive opozitare që të bashkohen për ta kontrolluar këtë process.

“ Thirrje posaqërisht subjekteve opozitare të largohen nga inatet dhe të bashkohen për ta kontrolluar këtë proces. Në qoftë se të tjerët nuk kane vija të kuqe, ne duhet ti caktojmë ato, si për ekipin ashtu edhe për platformen dhe dialogun”, përfundoi ai.