Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi - Foto: Facebook

Agjenda e Kryeministrit Malazez; Takime me Haradinajn e Veselin, Por jo me Thaçin

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, do të vizitojë nesër Kosovën. Ai do të pritet të arrijë në Kosovë në orën 8:00, ku në aeroportin “Adem Jashari” do të pritet nga zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, ambasadori i Republikës së Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Malin e Zi, Skender Durmishi.

Më pas, Markoviq do të pritet me nderime shtetërore nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Pas kësaj në Kabinetin e Kryeministrit do të nisë takimi i dy delegacioneve. Ndërsa pas takimi, të dy kryeministrat do të dalin në konferencë për media.

Më pas, kryeministri malazez do të pritet nga Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Në fund të agjendës, e cila sipas agjendës zyrtare përfundon në mesditë do të ketë koktej rasti me kompanitë nga vendi që punojnë me vendet e rajonit.