Dushko Markoviq, kryeministër i Malit të Zi. Foto: Qeveria e Malit të Zi

Mali i Zi ua përgjysmon rrogat punonjësve publikë

Kryeministri malazez Dushko Markoviq sot ka njoftuar se pagat e punonjësve publikë do të ulen me 50 përqind për shkak të ndikimit të pandemisë së coronavirusit në ekonominë e vendit.

Markoviq gjithashtu tha se në prill, maj dhe qershor, qeveria do të paguajë 222 euro rroga mujore për punonjësit e të gjitha kompanive që nuk mund të funksiononin për shkak të pandemisë.

“Qeveria është e gatshme të mbajë barrën dhe përgjegjësinë e këtij momenti kritik. Do të jetë më e vështirë se në 50 vitet e kaluara, por ne do të luftojmë për çdo punë”, deklaroi ai.