Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj priti në takim kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq.

Haradinaj pret në takim kryeministrin e Malit të Zi, asnjë fjalë për rishikimin e demarkacionit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka pritur në takim homologun e tij nga Mali i Zi, Dushko Markoviq.

Në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka shkruar se Kosova dhe Mali i Zi janë model i marrëdhënieve të shkëlqyera në rajon dhe se janë të ndërtuara mbi vlerat e përbashkëta euro-atlantike.

“Në takim me kryeministrin e Malit të Zi, Duško Marković, shprehëm vullnetin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, në veçanti për intensifikimin e partneritetit ekonomik ndërmjet dy vendeve tona dhe rrugëtimin e përbashkët drejt BE-së”, ka thënë ai.

Kryeministri Haradinaj gjithashtu ka treguar se si shenjë vlerësimi për angazhimin e kryeministrit Marković për paqe dhe stabilitet në rajon, si dhe në ndërtimin e marrëdhënieve të mira mes dy shteteve, i ka dhuruar “Hartën e Artë të Kosovës”.