Dushko Markoviq, kryeministër i Malit të Zi. Foto: Qeveria e Malit të Zi

Mali i Zi gati të shpallet zonë e lirë nga coronavirusi, do të nisë përgatitjet për sezonin turistik

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka thënë se në javët në vazhdim Mali i Zi do të përgatitet për sezonin turistik, ndërsa në bazë të situatës aktuale Mali i Zi pritet që së shpejti të shpallet zonë e lirë nga coronavirusi – “Coronavirus Free Zone”.

Siç raporton portali i televizionin publik, Markoviq ka thënë se Mali i ZI ka treguar aftësinë për të menaxhuar me sukses pandeminë COVID-19, duke e parandaluar me sukses përhapjen e sëmundjes.

Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi ka njoftuar se asnjë punonjës shëndetësor nuk është prekur nga COVID-19 në Mal të Zi.

Mali i Zi është shteti i fundit në Europë që regjistroi rastet e para me pandeminë e coronavirusit kur më 17 mars u shfaqen raste e para të infeksionit.

Në total në shtetin fqinj janë konfirmuar 324 raste me COVID-19, ndërsa nga ky numër janë shëruar 274, përderisa aktualisht janë vetëm 42 raste aktive me COVId-19, dhe janë shënuar 8 viktima.