Adem Grabovci | Foto: KALLXO.com

Adem Grabovci Hesht për Përgjimet

Adem Grabovci ish-shefi i grupit parlamentar të PDK-së në Kuvendin e Kosovës gjatë intervistës së sotme në prokurori në lidhje me përgjimet e bisedave telefonike ka qëndruar i heshtur.

Lajmin për qëndrimin në heshtje të Grabovcit në prokurori e bëri të ditur për KALLXO.com avokati Florent Latifaj.

“Prapë është mbrojtur në heshtje, e kena dhanë arsyen që provat janë të kundërligjshme, u  ka kalu afati, hetimi ka pushu dhe s’mundet ma me fillu pa prova të reja”, tha Latifaj për KALLXO.com.

Grabovci në këto momente e ka kryer intervistën dhe është larguar nga objekti i Prokurorisë Speciale.

Edhe kur u intervistua në shtator të vitit të kaluar, Grabovci, i udhëzuar nga avokati i tij Florent Latifaj iu përgjigj me heshtje pyetjeve të prokurorisë për përgjimet.

Bisedat e përgjuara telefonike në të cilat Grabovci komunikonte me zyrtarë të lartë të shtetit dhe PDK-së në lidhje me punësimet sipas preferencave partiake u publikuan vjet nga Insajderi.

Pas intervistimit vitin e kaluar, duke u ndërlidhur me publikimin e përgjimeve, Grabovci me ironi u kishte thënë gazetarëve “erdha në prokurori me i bë disa emërime”.

http://kallxo.com/grabovci-erdha-ba-emerime/

Pas publikimit të përgjimeve Grabovci dha dorëheqje nga pozita e shefit të grupit parlamentar të PDK-së.

Grabovci nuk është në listën e kandidatëve për deputetë të kësaj partie për zgjedhjet e 11 qershorit.

Vitin e kaluar kryeprokurori Aleksandër Lumezi kishte vendosur ta themelonte një ekip prokurorësh ër ta hetuar çështjen e përgjimeve.

http://kallxo.com/ekip-prokuroresh-per-hetimin-e-pergjimeve-pronto-2/