Vjosa Osmani, Rumen Radev, Foto: X Official Account
Osmani falënderon presidentin e Bullgarisë për mbështetjen lidhur me antarësim e Kosovës në KiE e organizata tjera ndërkombëtare
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani gjatë ditës së sotme u prit në takim nga Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev ndaj të cilit shprehu falënderim për mbështetjen për antarësim të Kosovës në Këshill të Europës dhe organizata tjera ndërkombëtare.
Osmani përmes rrjetit X theksoi se më shumë se një vit pas vizitë së saj të parë zyrtare në Bullgari, biseduan për punën e përbashkët dhe thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Mirënjohës ndaj Presidentit të Bullgarisë Rumen Radev për mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës dhe në organizata të tjera ndërkombëtare. Në takimin e sotëm në Sofje – mbi një vit që nga vizita ime zyrtare në Bullgari dhe disa muaj pas vizitës së tij zyrtare në Kosovë, shqyrtuam rezultatet e punës sonë të përbashkët dhe rrugën përpara për thellimin e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë”- ka shkruar Osmani.
Grateful to @PresidentOfBg Rumen Radev for Bulgaria’s staunch support for Kosovo’s membership in the @CoE and in other international organizations.
In today’s meeting in Sofia—over a year since my official visit to Bulgaria and months after his official visit to Kosovo—we… pic.twitter.com/BhQX6QjrJM
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 18, 2024
Nga pragu i KiE-së në pasiguri …