Deputeti Lumir Abdixhiku - Foto: LDK

Abdixhiku: Këshilltari i Kadri Veselit me Pagë 2 Mijë Euro

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku duke folur në seancën e sotme për vendimin e rritjes së pagave të zyrtarëve qeveritarë, ka treguar se ka këshilltarë të Kadri Veselit që paguhet 2 mijë euro neto.

“Në këtë institucion ka këshilltarë të kryetarit të parlamentit se ka pagë neto 2 mijë euro, e kryeministri ka pagë 1400 euro, sigurisht që e mirëkuptoj këtë”, tha Abdixhiku.

Sipas tij, do të duhej të miratohej Ligji për Pagat,  i cili do të bënte nivelizimin e pagave e që kjo nuk do të lejonte që një këshilltar të Kryetarit të Kuvendit ta ketë pagën më të madhe se Kryeministri.