Pasuria e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar si pasuri të paluajtshme shtëpi, tokë e banesë me vlerë mbi 600 mijë euro në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Abdixhiku ka deklaruar se posedon shtëpi 214 metër katrorë e blerë në vitin 2014 në vlerë 200 mijë euro në pronësi të përbashkët.

Ai po ashtu ka deklaruar edhe një shtëpi me 200 metra katrorë, të trashëguar e në vlerë prej 150 mijë euro.

Tutje Abdixhiku ka deklaruar se posedon tokë 1,500 metër katrorë e trashëguar nga gjyshërit në vlerë 90 mijë euro si dhe një banesë 174 metër katrorë, e blerë me kredi në vitin 2023 në vlerë 260 mijë euro.

Lumir Abdixhiku në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar se si pasuri të luajtshme ka një veturë ( Mercedes-Benz) në emër të bashkëshortes, e blerë me kredi në vlerë 25 mijë euro.

Abdixhiku ka 520 euro para të gatshme në NLB Bank si dhe 6 mijë euro në Raiffeisen Bank.

I pari i LDK-së ka deklaruar edhe borxhe. Abdixhiku ka deklaruar 25 mijë kredi në NLB Bank, të cilat thotë se i kishte marrë për renovim të shtëpisë. Kredia ishte marrë nga bashkëshortja e tij.

Abdixhiku po ashtu ka deklaruar se është në një kredi tjetër me vlerë 110 mijë euro në bankën Raiffeisen për blerjen e një banese në Marigona Hill në 2023.

Abdixhiku ka të hyra vjetore 19 mijë euro nga paga e deputetit dhe 24 mijë euro nga paga në Kolegjin Riinvest. Derisa, bashkëshortja e tij ka të hyra vjetore 13,200 euro nga puna në ‘Monten shpk.’

Këtu mund ta gjeni deklarimin e plotë të pasurisë së Lumir Abdixhikut.