7 të Lënduar në Aksident në Gjakovë

Aksidenti ku u përfshinë dy makina ndodhi në orën 14:00.

Aksidentin për KALLXO.com e konfirmoi komandanti i Njësisë së Trafikut togeri Albin Sahatqija.

“Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 14:00 ku si pasojë u gjetën të lënduar 7 persona, dy shoferët dhe 5 pasagjerë që udhëtonin me një kombi dhe një veturë. Aksidenti ka rezultuar me dëme të mëdha materiale por fatmirësisht pa humbje në jetë,” tha Sahatqija.

Më tej ai shtoi se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë dhe të gjithë kanë marrë ndihmën e parë në Qendrën Emergjente në Spitalin Regjional “Isa Grezda” në Gjakovë.

“Të lënduarit janë dërguar menjëherë në Spitalin “Isa Grezda” për trajtim mjekësor. Njëri nga të lënduarit është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë për ekzaminim me dyshimin e lëndimeve më të rënda, por i njëjti më pas është liruar nga spitali,” shtoi Sahatqija.

aksident2 aksident