‘55 shades of gay’ shfaqet sot në teatrin ‘Oda’
Shfaqja ’55 shades of gay” me tekst të Jeton Neziraj dhe regji të Blerat Nezirajt, produksion i Qendrës Multimedia në Prishtinë, jepet sot në Teatrin ‘Oda’ në Prishtinë, duke filluar nga ora 20:00.
Shfaqja “55 shades of gay” është një rrëfim burleskë për politikat rreth LGBTI në Ballkan dhe Evropë, duke denoncuar edhe manipulime rreth fondeve të ndryshme që thithen rreth temave të ngjashme.
“55 shades of gay” është realizuar nga një grup aktorësh kosovarë dhe nga një ekip i artistëve teatrorë nga Gjermania, Kosova, Franca dhe Serbia.
Në shfaqje luajnë: Tristan Halilaj, Bujar Ahmeti, Shengyl Ismaili, Semira Latifi, Alketa Sylaj / Luan Durmishi (vokal).
Menaxhere e skenës: Lendita Idrizi, ass. e produksionit: Sophia Sinan, drejtor teknik: Denis Berisha, ndriçimi: Mursel Bekteshi, Denis Berisha.