Javën tjetër mbahet festivali i letërsisë ‘Polip’ në Prishtinë

Edicioni i 13-të i Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë, “Polip” do të mbahet javën tjetër në Prishtinë.

Edicioni i këtij viti i festivalit me temën “To the lighthouse”, do të hapet më 12 maj në ora 19:30 në Teatrin “Oda”.

Qendra Multimedia e cila e organizon Festivali “Polip” ka bërë të ditur se programi “To the lighthouse” i këtij festivali do të nis me hapjen tradicionale, e cila pasohet me lexime nga autorë të ndryshëm dhe përmbyllet me një performancë muzikore nga Vala Mulliqi & Band.

“Në ditët në vijim deri më 14 maj, do të ketë lexime nga rreth 30 autorë mysafirë nga rajoni e Evropa, panele diskutimi, promovime librash e mbrëmje me muzikë” – thuhet në njoftimin e Qendrës Multimedia.

Të gjitha aktivitetet e festivalit mbahen në Teatrin ODA në Prishtinë.

KËTU mund të gjeni programin e plotë të edicionit të 13-të të festivalit “Polip”.