Foto: MKRS

50 të rinj përfitojnë punë praktike në hoteleri e turizëm në Turqi

50 studentë do të jenë përfitues të punës praktike në Turqi, në fushën e hotelerisë dhe turizmit, e  mundësuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) në bashkëpunim me agjensionin “Alba Berisha Consulting”, që janë përfaqësues të kompanisë turke “Ayyt Career”.

“Me qëllim të avancimit të të rinjve tanë dhe krijimit të kushteve për të punuar në punë praktike në fushën e hotelerisë, sot nënshkruam këtë marrëveshje nga e cila do të përfitojnë shumë të rinj të vendit tonë e të cilët përveç që do të paguhen për punën e tyre, do të kenë mundësi që të krijojnë përvoja të reja në këtë fushë në Turqi dhe punë për të cilën në fund edhe do të certifikohen”, thuhet në komunikatën e Ministrisë.

Përzgjedhjen e 50 të rinjve do ta bëjë Ministria e Kulturës, ku edhe do ta përkrahë këtë program me 15 mijë euro, nga 300 për secilin person.

Periudha e praktikës do të zgjasë 6 muaj.