Foto: Screenshot.
Ndahen çmimet vjetore për letërsi, Anton Nikë Berisha fitues i çmimit për vepër jetësore ‘Azem Shkreli’
Shkrimtarit Anton Nikë Berisha i është ndarë Çmimi Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Çmimi për veprën më të mirë në poezi “Ali Podrimja” iu dha Halil Matoshit për përmbledhjen e poezive “Lil’s poem”. Afrim Demiri e mori çmimin për veprën më të mirë në prozë “Anton Pashku”, për veprën “Figura e 17-të”.
Çmimi për veprën më te mirë në kritikë letrare dhe eseistike “Ibrahim Rugova”, e ndanë Kujtim Shala për veprën “Kënga e cjapit” dhe Nysret Krasniqi për veprën “Ekuilibri letrar”.
Kurse çmimi për veprën më të mirë të përkthyer në gjuhën shqipe “Pjetër Bogdani” e mori Blertë Ismajli për përkthimin e veprës se Jürgen Habermasit “Transformimi i ri i sferës publike dhe politika deliberative”. Ndërkaq, çmimin për veprën më të mirë për fëmijë dhe të rinj, “Vehbi Kikaj”, nuk pati fitues, për shkak të prurjeve të varfra, siç është konstatuar nga juria e çmimeve.
Juria që mori vendimet për ndarjen e këtyre çmimeve për vitin 2023, ishte në përbërje të: Bardh Rugova (kryesues), Naime Beqiraj, Azem Deliu, Vlora Ademi dhe Alban Beqiraj- anëtarë.
Çmimet u ndanë më 16.02.2024.